Gjykata Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan më 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin për një muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, të cilët dyshohen për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, në të cilin të dyshuarit përmes avokatëve të tyre gjatë seancës dëgjimore kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburigmit, me arsyetimin se të mbrojturit e tyre vepruan sipas ligjit.
Mjekësia, akoma nuk ka folur, akoma duhen analiza histo-patologjike dhe toksikologjike, akoma duhet hetim për ta vërtetuar nëse i ndjeri kishte konsumu alkool, drogë, apo të dyja bashkë, faktor këta që me një shfletim të thjeshtë në googel do ta mësojmë se bëjnë presion të qendrës së frymëmarrjes në trurin e vogël dhe shkaktojnë afiksi jo rrallë herë që është provu në mjekësi”, shtoi Berisha para Gjykatës.
Në fund, tha se s’ka rrezik që zyrtarët policorë rrezikojnë të përsërisin një krim, pasi ata nuk janë kriminelë “por janë luftëtarë kundër krimit”. Sipas tij, vendimi i drejtë do të ishte refuzimi i kërkesës për paraburgim dhe që të pandehurit të mbrohen në liri.
Mbrojtësi i Berishës, Beqiri ka mbështetur fjalën e avokatit të tij.
Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve të mbrojtësve të tyre, konstatoi se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar.
Sipas Gjykatës, nëse të pandehurit gjenden në liri, ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale, bazuar në peshën e veprës, rrezikshmërinë shoqërore, pasojat e shkaktuara, mënyrën e kryerjes së veprës penale, rrethanat dhe ambientin.
Pasoja e veprës- vdekja e Agon Zejnullahut, sipas Gjykatës, përbën rrethanë që rrit tensionin mes të pandehurve dhe familjarëve të tani të ndjerit.
“Për më tepër ekziston mundësia e përshkallëzimit të konfliktit apo tensioneve të reja, në këto rrethana qëllimi parandalues i masës së paraburgimit është jo vetëm të garantoj mbarëvajtjen e hetimeve por edhe të parandalojë përsëritjen e veprave të ngjashme”, thuhet në vendim.
Aty thuhet se ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale për shkak të raporteve të acaruara mes familjarëve të të dëmtuarit dhe të pandehurve. Kurse, mbrojtjen e të akuzuarve të të mbrojtësve të tyre, thuhet se Gjykata e refuzoi si të pabazuar.
Për kërkesën e mbrojtësit të Nelës, avokatit Valdet Zeqiri që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, thuhet se është propozim i paarsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në provat konkrete të propozuara nga Prokuroria.
Edhe për propozimin e mbrojtjes së Konxhelit, avokatit Blendi Bekteshi për refuzim të kërkesës së Prokurorisë dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, Gjykata ka thënë se nuk është i arsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në prova.
Po ashtu, Gjykata refuzoi edhe kërkesën e mbrojtësit të Rrahmanit, avokatit Flamur Bllacaku për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë, me arsyetimin e njëjtë.
Gjithashtu, ka refuzuar edhe kërkesën e mbrojtësit të Beqirit, avokatit Besnik Berisha që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri, me arsyetimin se është i paarsyetuar dhe nuk gjen mbështetje në prova konkrete.
“Betimi për Drejtësi” më herët deklaroi ekskluzivisht mbi deklarimet e të dyshuarve dhe dëshmitarëve para Prokurorisë. /BetimipërDrejtësi
Mbrojtësi i Konxhelit, ka shtuar se veprimet e zyrtarëve policorë ishin në kuadër të Ligjit për Polici.
“Në këtë mënyrë nuk mund të pretendosh se kemi vrasje nga pakujdesia, aq më pak në këtë fazë të procedurës nuk kemi raportin e autopsisë e asnjë provë tjetër që do të vërtetonte se shkaku ka shkaktuar pasojën e pretenduar”, thuhet tutje.
Sipas Bekteshit, pretendimi i Prokurorisë se vepra penale është kryer nga pakujdesia e rrëzon pretendimin për përsëritje të veprës.
“Nga ajo se çka dëgjuam nga prokurori kjo nuk është kërkesë për caktimin e masës së sigurimit të prezencës, por është kërkesë për sigurimin e zyrtarëve policorë nga veprime të personave të tretë, ku pretendohet se në qoftë se këta lihen të lirë mund të ndodhë çfarëdo gjëje”, citohet se deklaroi Bekteshi.
Për arsyet e lartcekura, ai ka kërkuar që të respektohet e drejta për liri dhe siguri, duke kërkuar që Konxheli të mbrohet në liri.
E zyrtari policor Artidon Konxheli, ka mbështetur fjalën e mbrojtësit të tij Blendi Bekteshi dhe nuk ka deklaruar diçka tjetër.
Mbrojtësi i Liridon Rrahmanit, avokati Flamur Bllacaku, ka mbështetur deklarimet e kolegëve për kundërshtim të caktimit të masës së paraburgimit, pasi sipas tij nuk ka prova dhe bazohet vetëm në teori, e cila siç ka deklaruar para Gjykatës, nuk e ka asnjë mbështetje ligjore e as faktike. /Betimi për Drejtësi/
