Rasti “Banjska”: Seanca mbyllet gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim

Para 6 muaj

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore për rastin “Banjska”.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, ka kërkuar që pjesa e procesit ku dëshmon dëshmitari anonim “A2” të zhvillohet pa praninë e publikut, për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tij.

Trupi gjykues ka aprovuar kërkesën, duke shpallur seancë të mbyllur për kohën që dëshmitari jep dëshminë. Prokurori theksoi se ekspozimi i identitetit të dëshmitarit mund të ndikojë në rrjedhën e procesit gjyqësor.