Një rast zhdukjeje është raportuar në Prishtinë, pasi një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas Policisë së Kosovës, nëna e vajzës ka njoftuar autoritetet më 20 tetor, duke bërë me dije se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia më 17 tetor 2025 dhe prej asaj dite nuk dihet vendndodhja e saj.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për gjetjen e saj,” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.
