Një rast dhune në familje ka ndodhur të hënën në Klinë, ku një burrë ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas denoncimit, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në një strehimore për mbrojtje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
