Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk është kundër votimit të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente, nëse ajo propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë, ai ka theksuar se para një vendimi përfundimtar do të kërkonte një takim me Osmanin, për të diskutuar disa kërkesa që lidhen me shqetësimet e komunitetit serb.
Rashiq ka thënë se Osmani ka peshë politike dhe se mbështetja e saj është e mundur, por ka kërkuar disa modifikime në komunikimin e saj me komunitetet, duke i cilësuar ato si çështje teknike. Ai gjithashtu ka theksuar se do të ishte gabim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja vetëm për shkak të çështjes së presidentit.
