Raportohet për sulme raketore iraniane ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak

Para 10 muaj

Media shtetërore iraniane ka konfirmuar nisjen e një “përgjigjeje të fuqishme dhe fitimtare” nga Irani ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve. Sipas agjencisë Tasnim, Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar raketa drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak.

Një zyrtar i njohur me zhvillimet tha se raketat kanë goditur edhe bazën ajrore Al Udeid në Katar, një nga objektet më të rëndësishme ushtarake amerikane në rajon. Në të njëjtën kohë, agjencitë Reuters dhe AFP raportuan për shpërthime të dëgjuara mbi kryeqytetin Doha.

Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë qenë në gatishmëri për një reagim të tillë nga ana e Iranit, pas sulmeve amerikane gjatë fundjavës. Situata në Lindjen e Mesme mbetet tepër e tensionuar.