Një raport i ri nga organizata “Global Witness” zbulon se algoritmi i TikTok-ut u sugjeron përmbajtje seksuale eksplicite edhe fëmijëve, pavarësisht aktivizimit të cilësimeve të sigurisë.
Studiuesit krijuan llogari të rreme si 13-vjeçarë dhe zbuluan se pa bërë kërkime vetë, aplikacioni u ofronte terma të seksualizuar dhe video me përmbajtje të hapur pornografike, përfshirë skena eksplicite me seks penetrues.
TikTok pretendon se heq 90% të përmbajtjes së papërshtatshme para se të shikohet dhe tha se ka marrë masa për të adresuar çështjen, por hulumtimi u përsërit dhe problemet dolën sërish.
Raporti ngre shqetësime serioze për sigurinë e fëmijëve në platformë dhe efektivitetin e mekanizmave të kontrollit të përmbajtjes.
