Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë por plot dashuri për ta uruar bashkëshorten e tij, Anita Muçaj-Haradinaj, me rastin e ditëlindjes.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai publikoi një fotografi ku shfaqen të dy pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe të qetë, ndërsa në dorë mban një buqetë lulesh që ia ka dhuruar Anitës për ditëlindje.
Një gjest simbolik, por që reflekton dashurinë dhe respektin në çift – një urim që nuk kaloi pa vëmendje nga ndjekësit e tij.
