Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar nipin e tij, Shqipdon Haradinaj, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Përmes një postimi mallëngjyes në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se gjatë këtyre 18 viteve, familja e tij ka jetuar me mall dhe kujtime për Shqipdonin.
“Shqipdon, sot e 18 vjet duke jetuar me mall dhe kujtime për ty!”, ka shkruar ai.
Shqipdon Haradinaj, biri i Heroit të Kombit Shkëlzen Haradinaj, ka humbur jetën në një aksident komunikacioni. Ai është kujtuar shpesh nga familjarët si një djalosh i dashur dhe me vlera të larta familjare dhe njerëzore.
