Rama:Shqipëria shkëlqeu si Vendi i Nderit në Panairin global të Turizmit

Para 10 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga mbrëmja e kaluar në Gjermani.

Ai është shprehur se atje Shqipëria shkëlqeu si Vendi i Nderit në Panairin global të Turizmit, përcjell Klankosova.tv.

“Një mbrëmje krenarie shqiptare në zemër të Gjermanisë, ku Shqipëria shkëlqeu si Vendi i Nderit në Panairin global të Turizmit në Berlin”, ka shkruar Rama.