Komuna e Prishtinës po vazhdon transformimin e transportit urban.
Me vendim të kryetarit Përparim Rama, nga 1 tetori transporti urban do të jetë falas për disa kategori të qytetarëve.Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari, transporti urban pa pagesë do t’i përfshijë:
Stafin shëndetësor, përfshirë administrativ, teknik dhe mbështetës të institucioneve shëndetësore të kryeqytetit.
Stafin mësimor, si dhe administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore, përfshirë institucionet parashkollore.
Të gjithë punonjësit e administratës së kryeqytetit dhe të institucioneve vartëse.Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e Prishtinës.
