Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka cilësuar si një ditë historike samitin ndërqeveritar që zhvillohet sot në Romë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.
Në një postim në Facebook, Rama tha se gjatë takimit do të nënshkruhen 16 marrëveshje që do të forcojnë më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve.
“Italia është fqinji ynë i çmuar perëndimor dhe ky samit hap rrugën për bashkëpunime konkrete në shumë fusha,” shkroi ai.
Samiti i parë i këtij niveli mes Romës dhe Tiranës synon forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, industri dhe emigracion, duke shënuar një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë.
