Rama reagon pas deklaratës së KLGJ: Gjykatësit s’mund të bëjnë ç’të duan në emër të pavarësisë

Para 8 muaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas kritikave të tij për disa vendime gjyqësore që i quajti “skandaloze dhe në dëm të interesit publik”. Rama akuzon KLGJ se po harron rolin e saj kryesor në garantimin e cilësisë së drejtësisë dhe analizimin e vendimeve që dëmtojnë publikun. Ai thekson se gjykatësit nuk janë “maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin” dhe se do ndjekë rrugën ligjore për të adresuar ankesat, duke iu drejtuar KLGJ dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në fund, Rama u kërkon anëtarëve të KLGJ të fokusohen në detyrën e tyre dhe jo në mënyrën se si ai ushtron funksionin si Kryeministër.