Rama reagon ashpër ndaj Vetëvendosjes: “E ngatërroni Kosovën me balotazhet komunale”

Para 6 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tha se Rama kishte ardhur në Kosovë për të shtyrë votimin e Gjykatës Speciale.

Rama theksoi se gjithmonë ka denoncuar procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa akuzoi Vetëvendosjen për ngatërrimin e marrëdhënieve institucionale Kosovë–Shqipëri me fushatat elektorale lokale.

Ai kujtoi se Gjykata Speciale u ngrit për hetime mbi trafikun e organeve, jo për të “marrë peng” presidentin Thaçi. Rama shtoi se mbështet protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, por nuk është organizator apo folës i saj.