Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. Ai u bëri thirrje qytetarëve që brenda afatit të dhënë nga Inspeksioni Komunal t’i demolonin vetë objektet dhe të tërheqin materialet, për të shmangur pasoja të mëtejshme. Rasti i fundit është evidentuar në lagjen Mati.
