Rama në Samitin e Tiranës: Bashkimi Europian, shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur dhe investuar në të rinjtë

Para 11 muaj

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e Bashkimit Europian gjatë fjalës së tij të hapjes në Samitin e Tiranës. Rama e përshkroi Europën si një “shpirt të përbashkët”, duke thënë se është koha të ripërcaktojmë politikën për të forcuar lidhjet ndërmjet shteteve të rajonit dhe me botën.

“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt të përbashkët që duhet mbrojtur,” tha Rama, duke shtuar se për këtë, duhet të investohet te zemrat dhe mendjet që mbartin shpirtin e Europës.

Ai theksoi se duhet të imagjinojmë një aleancë ndërkombëtare që shkon përtej armatimit, duke nxitur kërkime shkencore dhe duke krijuar mundësi për territore që ende nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian. Rama kërkoi që të rinjtë dhe bizneset e reja të Europës të kenë një arsye më të mirë për të kontribuar në zhvillimin e rajonit dhe jo vetëm për të diskutuar për armët.

Kryeministri përmendi gjithashtu një thënie të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke e shprehur këtë: “Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi sepse kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e të së vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën.” Ai përfundoi duke theksuar se udhëtimi i Europës është një proces i nevojshëm i kthimit dhe rilindjes.