Rama ndalon ekspozimin e mallrave në hapësira publike në Prishtinë

Para 28 ditë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

Ai theksoi se trotuaret dhe hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe nuk duhet të bllokohen apo uzurpohen nga bizneset, duke shtuar se këto zona duhet të jenë të lira për lëvizje dhe përdorim nga të gjithë.