Rama me humor: Starmeri solli retë britanike në Tiranë

Para 11 muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një ton të lehtë dhe humor të hollë, komentoi motin me shi gjatë samitit të Procesit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke ia “vënë fajin” homologut të tij britanik, Keir Starmer.

Duke folur në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në kryeqytet, Rama tha se gjithçka ishte organizuar në detaje, por se një gjë kishte “shkuar jashtë kontrollit” – moti.

Ka vetëm një gjë që nuk ia dolëm të bënim dje me samitin – patëm Keir Starmerin, i cili solli me vete kaq shumë shi, sa e gjithë dita ishte nën retë e politikës britanike,” tha Rama, ndërsa shtoi me ironi: “E shihni sot? Kemi diell me mbretin diell këtu!

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ideja për samitin nisi nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe se Shqipëria është e vendosur të bëjë gjithçka për të bindur liderët evropianë që të rikthehen sërish.

Shqipëria do bëjë më të mirën që t’i bëjë ata të rikthehen këtu,” premtoi Rama, duke nënvizuar rëndësinë e samitit për rolin e vendit në skenën evropiane.