Rama kujton nënën e ndjerë: Edhe këtë herë, ajo nuk më ndoqi…

Para 11 muaj

Në fjalimin e fitores të mbajtur në Sheshin Skënderbej, Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për familjarët e tij.

Me emocion, ai kujtoi prindërit e ndjerë, duke besuar se ata e shikojnë nga qielli dhe janë krenarë për të dhe për Shqipërinë.

“Falënderoj të gjithë shqiptarët. Shqiptarët votojnë për një Shqipëri që bëhet gjithmonë e më e mirë. Ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte, deri ditën që iku e të ribashkohet me tim atë. Të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos e Zotshme të të Mos o Zotshmëve dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku se janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që po ndërtojmë. Sot jam shumë krenar për Rea-n dhe për Gregun, që nuk na shkaktojnë dhimbje koke, që jetojnë jetën jashtë dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, duke duruar.

Falenderimin e veçantë e kam për të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zaos, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që mban këndet e tavanit”, theksoi Rama.