Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se do të përkrahte çdo koalicion, përfshirë LVV–LDK, nëse i shërben interesit të qytetarëve dhe transformimit të vendit. Ai pranoi se ka pasur përvoja të vështira bashkëpunimi me LVV-në në nivel komunal, por shpreson në bashkëpunim më të mirë. Rama përjashtoi mundësinë që të marrë drejtimin e LDK-së, duke theksuar se fokusi i tij mbetet qeverisja e Prishtinës, ndërsa është i gatshëm të ndihmojë partinë kur të ketë nevojë.
