Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj mbajtjes së një ligjërate nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe YIHR në gjimnazin “Xhevdet Doda”, duke thënë se aktiviteti është zhvilluar pa leje dhe pa koordinim me Drejtorinë e Arsimit apo kabinetin e tij. Ai paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës, ndërsa Drejtoria e Arsimit ka dërguar një ekip për të hetuar rrethanat e organizimit të ligjëratës.
