Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Berlini, ku mori pjesë në Berlin Global Dialogue, se Inteligjenca Artificiale do të bashkëpunojë së shpejti me deputetët në parlament. Ai tha se ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, do të ketë “83 fëmijë”, secili prej të cilëve do të shërbejë si asistent për një deputet, duke mbajtur shënime gjatë seancave dhe duke përmbledhur informacionin për ata që mungojnë. Rama shtoi se ky sistem do të mundësojë që deputetët të jenë gjithmonë të informuar, edhe në rast të mungesës nga seancat.
