Dy qytetarë nga Peja kanë dorëzuar në Polici shumën prej 10.050 euro, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Pas verifikimeve dhe koordinimit me prokurorin, paratë i janë kthyer pronarit, i cili i kishte raportuar të humbura më herët. Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për veprimin e ndershëm dhe përgjegjësinë qytetare.
