Qeveria në detyrë e Kosovës rrit shtesat për lehonat

Para 10 muaj

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot një vendim për rritjen e shtesave për gratë lehona, duke synuar përmirësimin e mbështetjes financiare për nënat e reja,

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se:

  • Gratë lehona të papunësuara do të përfitojnë 325.9 euro në muaj, nga 170 euro që ishte më parë.

  • Gratë lehona të punësuara, përveç kompensimit prej 70% të pagës nga punëdhënësi për 6 muaj, do të marrin edhe mbështetje financiare për 3 muajt pasues, në vlerë prej 319.5 euro në muaj, krahasuar me 223 euro sa ishte më parë.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të forcuar politikën sociale dhe për të mbështetur më mirë familjet e rejanë Kosovë.