Qeveria miraton ndarjen e 100 eurove për studentët me fillimin e vitit akademik

Para 6 muaj

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar shpërndarjen e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, me fillimin e vitit të ri akademik. Kostoja e këtij projekti pritet të arrijë në rreth 6 milionë euro, të siguruara nga Programi i Ringjalljes Ekonomike.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se për detajet e aplikimit dhe datat e ekzekutimit do të njoftohen së shpejti. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se studentët në nivelin bachelor do të përfitojnë edhe bursën për mobilitet, e cila varet nga distanca mes vendbanimit dhe vendit të studimit.