Ngjarja ndodhi më 5 janar 2025 në lagjen “Apollonia”.
Ajo akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Klement Beqaj (ende në kërkim), plagosi me armë zjarri shtetasin Gledian Hoxhallari, 40 vjeç.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku G. H. u plagos me armë zjarri dhe u transportua menjëherë në spital. Sipas hetimeve, Melisa Hoxhallari dhe Klement Beqaj janë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ndërsa Melisa Hoxhallari është bashkëshortja e Gledian Hoxhallari, me të cilin është në proces për zgjidhjen e martesës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Melisa Hoxhallari për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa për Klement Beqaj për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” .
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
