PZAP rrëzon ankesën e Haxhiut, paralajmëron ankimim në Supreme dhe Kushtetuese

Para 3 muaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar si të pasafatshme ankesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, lidhur me fletëvotimet me postë të pranuara pas 29 dhjetorit. Haxhiu kishte akuzuar KQZ-në për shkelje serioze që, sipas tij, rrezikojnë integritetin e zgjedhjeve. Ai ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese.