Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka gjetur një mënyrë të re për ta spostuar vëmendjen nga lufta që vetë e nisi në Ukrainë: duke i ofruar SHBA-së ndihmë për “paqe” në Lindjen e Mesme.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), Putini po përpiqet ta paraqesë veten si ndërmjetës të madh në krizën Iran-Izrael, duke e përdorur këtë si manovër për të larguar reflektorët ndërkombëtarë nga agresioni rus në Ukrainë.
Ndërkohë, Donald Trump, ish-presidenti amerikan, ka konfirmuar se ka folur rreth një ore me Putinin më 14 qershor, dhe pjesa më e madhe e bisedës – sipas tij – ishte për Lindjen e Mesme, jo për Ukrainën. Sipas ISW, kjo është pikërisht ajo që kërkon Kremlini: që lufta e përgjakshme në Ukrainë të dalë nga faqet e para.
Ndihmësi i Putinit, Yuriy Ushakov, tha se presidenti rus është “shqetësuar” për përshkallëzimin ushtarak midis Izraelit dhe Iranit dhe është gati të ndërmjetësojë paqe.
ISW komenton: “Putini po përpiqet të duket si paqebërës, ndërkohë që vetë vazhdon një luftë brutale në Ukrainë.”
Ironia? Putini, që bombardon çdo ditë qytete ukrainase, tani po ofron “paqe” për të tjerët.
