Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e diel, do të kryhen punime të domosdoshme për mirëmbajtje dhe siguri të sistemit energjetik. Si pasojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Pejës dhe Gjakovës. Në rajonet e tjera të vendit nuk pritet të ketë ndërprerje.
Rajoni i Pejës
Nga nënstacioni TS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërpritet:
- Dalja 10[kV] Elkos Group (kodi: 50000008), nga ora 09:00 deri në 17:00
Vendi: Elkos Group
Arsyeja: Eliminimi i rrjetit të vjetër sipas zgjidhjes teknike me numër 3687
Rajoni i Gjakovës
Nga nënstacioni TS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërpritet:
- Dalja 10[kV] Pataqani (kodi: 82000001), prej orës 08:00 deri në 09:00 dhe nga ora 16:00 deri në 17:00
Vendet: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak, Zatriç
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm
Po nga e njëjta dalje, prej orës 08:00 deri në 17:00, pa energji elektrike do të mbesin:
- NS 10/0.4[kV] Pompa e Ujit (kodi: 82000001018)
- NS 10/0.4[kV] Pataqani (kodi: 82000001002)
- NS 10/0.4[kV] Pataqan i Ulët II (kodi: 82000001003)
- NS 10/0.4[kV] Pataqan i Ulët II (kodi: 82000001024)
Vendet: Pataqan i Poshtëm
Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave, montimi i konzollave dhe izolatorëve, si dhe shtrirja e përçuesve në kuadër të Lot 12, Pataqani
KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka apeluar që gjatë kohës së punimeve të kenë kujdes për sigurinë e tyre.
