Punëtori nga Suhareka ndërron jetë pas lëndimeve në vendin e punës

Para 10 muaj

Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të policisë, viktima dyshohet se ishte rrëzuar më 18 qershor gjatë orarit të punës dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, më 23 qershor është raportuar se ai ka ndërruar jetë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.