Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 Maj: “Kërkojmë paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune

Para 0 vit

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar protestë për 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më të larta dhe kushte më të sigurta pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të enjten, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftim, sindikata thekson se puna e punëtorëve të KEK-ut përfshin lodhje ekstreme, rrezik të vazhdueshëm dhe sakrifica të përditshme. “Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë,” thuhet në reagim.

Për të pasqyruar realitetin e rëndë, është publikuar edhe një fotografi e një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi – simbol i vështirësive me të cilat përballen çdo ditë punëtorët në terren.