Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës sot, me fillim nga ora 13:30. Në rendin e ditës janë paraparë disa pika të rëndësishme që lidhen me proceset zgjedhore, përfshirë miratimin e pagesave për stafin e angazhuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në mbledhje do të shqyrtohen dhe miratohen këto pika:
Draft-projekti për organizimin e punëtorisë pas-zgjedhore në bashkëpunim me Komisionin e Venecias.
Themelimi i Këshillit për Operacione Zgjedhore.
Vendimi për pagesën e stafit të angazhuar në qendrat e votimit jashtë vendit dhe në tërheqjen e dërgesave postare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Rekomandimi për asgjësimin e materialit zgjedhor të vitit 2025.
Ndryshime dhe plotësime në Rregulloren Zgjedhore Nr. 10/2024 që lidhet me fletëvotimet dhe broshurat.
Ndryshime në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024, që ka të bëjë me krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votuesve.
Këshilli për Çështje Ligjore do të shqyrtojë kërkesën për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.
KQZ pritet të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në përgatitjen dhe administrimin e proceseve zgjedhore në vend.
