Pavarësisht se mori rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Eliza Hoxha ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re. Përmes një reagimi publik, ajo falënderoi qytetarët për mbështetjen ndër vite dhe theksoi angazhimin e saj politik e civil për forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Hoxha shërbeu si deputete e PDK-së që nga viti 2019 dhe u veçua për punën e saj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
