Provimi i Maturës Shtetërore mbahet nesër – MAShTI paralajmëron masa të rrepta sigurie

Para 10 muaj

Prishtinë, 20 qershor 2025 – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet nesër, më 21 qershor, duke filluar nga ora 10:00. Në test do të marrin pjesë rreth 18.800 maturantë nga i gjithë vendi.

Në njoftim thuhet se MAShTI ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet për një proces korrekt, të sigurt dhe të besueshëm, përfshirë angazhimin e mbikëqyrësve, trupave lëvizëse dhe ekspertëve të IT-së.

“Maturantët nuk duhet të mbajnë me vete telefona apo pajisje të tjera elektronike. Hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00 dhe pas kësaj ore nuk lejohet askush që nuk është i autorizuar nga MAShTI,” thuhet në njoftim.

Rezultatet e provimit pritet të publikohen më së largu deri më 30 qershor 2025. Ministria paralajmëron se çdo shkelje e rregullave do të ndëshkohet me masa të menjëhershme ligjore.