Protestë para KEK-ut: Kërkohet nivelizim pagash dhe kompensim i rrezikshmërisë

Para 4 muaj

Punëtorët e KEK-ut kanë nisur një protestë paqësore para zyrave të korporatës, duke kërkuar rritje pagash, nivelizim të pagave për sigurimin fizik dhe zbatimin e pagës së 13-të. Me pankarta në duar, ata theksuan se rrezikshmëria në punë nuk po kompensohet dhe kërkuan respektim të Ligjit të Punës, përfshirë pagesën e vikendeve për punëtorët me ndërrime.