Protestë nesër në Prishtinë – Bllokohen hyrjet kryesore

Para 11 muaj

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00 deri në 12:00, disa prej hyrjeve kryesore të qytetit do të jenë të mbyllura përkohësisht, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Protesta organizohet si shenjë kundërshtimi ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

📍 Zonat që do të preken nga bllokimi:

  • Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani – përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut.

  • Hyrja nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.

  • Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica – në rrethin e Madh te Lakrishtja (pranë Dukagjini Tower).

  • Hyrja nga Podujeva – në lagjen Vranjevc, duke përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin afër bankës Raiffeisen.

🚗 Komuna apelon për kujdes dhe planifikim të lëvizjes gjatë kohës së protestës.