Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës të mbajtur në paraburgim në Hagë, pritet të zhvillohet më 13 dhjetor në Shkup, me fillim nga ora 13:00. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton “Nacionale”.
Protesta të ngjashme janë mbajtur më herët në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, si pjesë e thirrjeve për drejtësi dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
