Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajnë sot, më 7 gusht, një protestë në Prishtinë në orën 17:00, për të kundërshtuar siç thonë padrejtësitë e Gjykatës Speciale dhe përdorimin e dokumenteve serbe në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Këtë protestë e kanë mbështetur tri parti opozitare: PDK, LDK dhe AAK.
Ndërkohë, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook ka shprehur rezervat e tij për protestën, duke thënë se është “10 vjet e vonuar” dhe ka akuzuar partitë opozitare për përdorim politik të çështjes së ish-krerëve të UÇK-së.
Ai gjithashtu theksoi se Qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen në Hagë, duke kërkuar gjykata të reja përmes vettingut dhe jo “gjykata speciale jotransparente”.
