Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Rozeta Hajdarin dhe tre të tjerë për keqpërdorim prej mbi 2.9 milionë eurosh

Para 5 muaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, përfshirë Rozeta Hajdarin, I.L., H.G. dhe R.M., për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Sipas aktakuzës, gjatë muajve shkurt–mars 2022, të akuzuarit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare për përfitime pasurore për të tjerë, duke shkaktuar dëm prej mbi 2.9 milionë eurosh ndaj buxhetit të Kosovës.

Ata akuzohen gjithashtu për zbulimin e fshehtësisë zyrtare lidhur me vendndodhjen e rezervave shtetërore, informacion që i është dhënë R.M., i cili dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës duke ndërmjetësuar dhe ndikuar në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë.

Prokuroria njofton se rasti është pjesë e hetimeve për dëme të mëdha ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave.