Prokuroria paraqet prova se si nisi plani për sulmin terrorist në Banjskë

Para 1 vit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur prova se si nisi plani për sulmin terrorist në Banjskë.

 

Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë dalin para gjykatës|VIDEO

(E plotësuar, ora 10:15) Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjska kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo është seanca e parë kundër të akuzuare Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit, të cilët janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Të tre të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kanë pranuar fajësinë për të cilat akuzohen.

Të tre janë arrestuar pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili ka ndodhur më 24  shtator të vitit 2023, sulm në të cilin ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, sot pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

Mirëpo, pjesë e këtij gjyqi nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë kryekriminelin Milan Radoiçiq. Në shqyrtim fillestar prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar gjykim në mungesë.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.