Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 23 personave të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas zëdhënësit Marcel Lekaj, të dyshuarit janë kryesisht komisionerë, ndërsa përfshihen edhe akuza për ryshfet dhe kanosje. Seancat dëgjimore janë në zhvillim dhe vendimet pritet të merren brenda ditës.
