Prokuroria e Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin

Para 3 muaj

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka insistuar që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim, duke argumentuar se rreziku i arratisjes dhe i pengimit të procedurave vazhdon të jetë i lartë. Sipas Prokurorisë, afrimi i fundit të gjykimit dhe mundësia e një dënimi të gjatë e bëjnë këtë rrezik edhe më konkret, ndërsa theksohet se Thaçi ka interes dhe aftësi për të ndikuar në procedura dhe dëshmitarë. Fjalët përfundimtare në procesin ndaj krerëve të UÇK-së pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.