Prokuroria e Gjakovës nis hetime për dyshime të manipulimit të votave në Malishevë

Para 3 muaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore në Malishevë, pas dyshimeve për manipulim të votave për kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës. Prokuroria ka bërë të ditur se po monitoron procesin e rinumërimit dhe se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë dhe integritetit të procesit zgjedhor.