Prizren: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej një muaji për A.B., i cili u arrestua në flagrancë më 6 gusht 2025 për veprën penale “Fajdeja”.

Sipas hetimeve, që nga viti 2019 e deri në arrestimin e tij, A.B. dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të viktimës B.L., duke i dhënë borxhe me kamata të larta dhe duke ushtruar presion e kërcënime për pagesë. I dëmtuari, përmes viteve, thuhet se ka paguar mbi 15,000 euro.

A.B. u arrestua pasi pranoi 5,000 euro në emër të kamatës, gjatë një operacioni të mbështetur nga masa hetimore të veçanta.