Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare drejt Kosovës, veçanërisht në Dheu i Bardhë ku koha e pritjes ka arritur mbi 1 orë e 40 minuta.
Edhe në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet janë deri në 25 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka apeluar për durim dhe ka bërë të ditur se po punohet për lehtësimin e fluksit të udhëtarëve.
Situata e pritjeve të gjata vjen për shkak të rritjes së numrit të personave që kthehen në vend pas periudhës së pushimeve dhe festave.

