Prishtinë ndryshon orarin mësimor, në respekt të agjëruesve gjatë Ramazanit

Para 2 muaj

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, është rishikuar organizimi i procesit mësimor.

Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata,

“Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në njoftim.