Prishtinë: Ndërprerje e Furnizimit me Ujë në Disa Lagje

Para 1 vit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një dëmtimi në gypin kryesor të furnizimit, disa lagje të kryeqytetit do të përballen me ndërprerje të ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë do të mbesin një pjesë e Hajvalisë, Veterniku, si dhe lagjet “Qershia”, “Nic”, “Hana”, “Qëndresa”, dhe zona të tjera që furnizohen nga ky segment i dëmtuar i rrjetit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe se riparimi i gypit pritet të përfundojë rreth orës 21:00. Deri atëherë, banorët e zonave të prekura këshillohen të bëjnë kursimin dhe menaxhimin e ujit që kanë në dispozicion.

Kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe garanton se furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.