Prishtinë: Kapen në flagrancë me drogë dhe armë, arrestohen dy gra dhe një burrë

Para 2 muaj

Tre persona, dy gra dhe një burrë, janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve.

Sipas Policia e Kosovës, të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke konsumuar substanca narkotike. Gjatë intervenimit, policia ka vërejtur një nga personat me një armë zjarri dhe 25 fishekë.

Brenda banesës janë gjetur tre persona – një mashkull dhe dy femra – të cilët po përdornin narkotikë. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar rreth 1.9 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.