Punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë kanë nisur protestën duke vendosur autobusët në rrugë, duke lënë qytetarët pa transport publik edhe sot. Protesta po zhvillohet për shkak të bllokadës financiare, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë po fajësojnë njëra-tjetrën për mosalokimin e buxhetit të kryeqytetit.
