Sërish pa vendime: Kuvendi i Prishtinës dështon të mbajë seancën për PZHK-në 2025–2033
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar “Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033”.
Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit, gjë që e konfirmoi edhe kryesuesi i saj, Fehmi Kupina. Ai njoftoi se nuk kishte numër të mjaftueshëm të asamblistëve për të nisur punimet.
Ky është një tjetër dështim institucional për një nga dokumentet më strategjike për të ardhmen e kryeqytetit, ndërsa qytetarët presin me muaj aprovimin e tij.
Kjo është hera e dytë që Kuvendi Komunal i Prishtinës dështon të mbajë seancën e thirrur për “PZHPK”
Ndryshe, kryetari Përparim Rama, më herët ka deklaruar se Plani Zhvillimor Komunal po vazhdon të pengohet, derisa ka bërë thirrje që të votohet plani.
“Pas një viti e gjysmë bllokimesh, Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) vazhdon të pengohet – pikërisht nga ata që nuk po duan që qytetarët të kenë qasje, informacion dhe të drejtë fjale për të ardhmen e qytetit”, ka theksuar Rama.
